Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berish në Belsh, takim me fermerët: Berisha: 1 km rrugë në Ibë-Farkë e ndërtuan me 30 mln euro

18/07/2022
Berish në Belsh, takim me fermerët: Berisha: 1 km rrugë në Ibë-Farkë e ndërtuan me 30 mln euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me fermerë, në Belsh të Elbasanit.

NJOFTIM PËR SHTYP

• Berisha: Janë rritur me 250% importet nga Serbia. Qeveria qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve shqiptarë!

Puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme. Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare. Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë ton qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak se sa ishin katër vite më parë.

Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Po sipas statistikave të qeverisë, ka një rritje 250% të importeve nga Serbia. Ka një përçmim të paimagjinueshëm të punës, të mundësive, të potencialeve tuaja. Si bëhet kjo? Si e bën qeveria këtë? Qeveria e bën me një sistem fiskal i cili shkelmon mbi të drejtat tuaja ligjore. Zero TVSH në blerje, 20% në shitje. Me pothuajse asgjësimin e subvencioneve, ose subvencione me pikatore. Si ua bën? Ua bën me një qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve. Eksportuesit janë agjentët kryesorë të nxitjes së prodhimit bujqësor. Ju gjithçka e blini me TVSH.

Prodhimet tuaja nuk u kthejnë TVSH-në. Ka një qëndrim të tillë dëmtues mbi prodhimet tuaja. Si mund të pranojë qeveria që pretendon se ka një kujdes për fermën dhe prodhimin që dengu i barit të shkojë me atë çmim sa fermerit nuk i leverdis të mbajë lopën sepse çmimi i qumështit është i paleverdishëm.

Berisha: 1 km rrugë në Ibë-Farkë e ndërtuan me 30 mln euro. Aktor do fitojë në gjyq edhe 15 mln euro të tjera!

“Nëse në Europë rruga ndërtohet në fushë me 2.3 mln euro, këta e ndërtojnë me 21 milionë euro. Nëse shkoni në Tiranë, nga Iba në Farkë autostrada ishte e papërfunduar, 7 km ishte. E gjithë rruga ishte kontraktuar me 255 milionë euro. Kur e dorëzuam pushtetin kishte përfunduar tuneli dhe 20 km nga tuneli në Elbasan. Kishin mbetur 5 km. Sa shkoi rruga? Nga 255 mln, kërciti në 430 mln euro për ato 7 km rrugë dhe 1 km rrugë aty shkoi 30 mln euro, vetëm e vetëm vidh pafund. Aktori i ka hedhur në gjyq se i ka parë çfarë janë këta dhe do marrë ua garantoj nja 15 milionë euro dhe ua merr ju, nga taksat, sepse ju në çdo gotë uji, në çdo kafshatë buke, ju paguani TVSH-në. Ndaj dhe ka një thirrje të brendshme, të kujtohemi për veten tonë, t’i dalim zot vetes tonë, nuk jemi në për t’u nëpërkëmbur në këtë mënyrë”.

Berisha: Energjia prodhohet me 0.9 lekë, Rama ua shet 95 lekë. Do përgjysmojmë çmimin e ujit!

“Do të them vetëm një fjalë për energjinë. Energjia në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet në masën 99%. Prodhohet me kosto 0.9 lekë në prodhim. Kaq është kostoja. Ja u shet qytetarëve me 95 lekë. Ja u shet pra 95 herë mbi koston dhe kjo është absolutisht e padrejtë. E rriti çmimin nga 70 në 95, ndërsa biznesit nga 60 në 180 lekë. Pra është gjithçka se çfarë shikon. Nëse shikon interesin e qytetarit ti këtë s’duhet ta bësh kurrë. Ti nuk e prodhon nga termocentralet që të fusësh litrin e naftës. Po kështu uji, kanë shumëfishuar çmimin e ujit në një vend që ka ujë plot. Ka vende në Evropë që kanë ujë dhe ia japin falas qytetarëve. Unë nuk them falas por në mënyrë absolute çmimi i ujit do të përgjysmohet. Shkoni në burimet e Tomorit, ato mjaftojnë për të furnizuar me ujë nga Lushnja deri në Vlorë. Merr burimet e Vaut të Dejës për gjysmën tjetër të vendit. Por ky mendon si t’ia heq bashkive faturat e ujit dhe t’ia jap qeverisë që t’i grumbullojë. Gjërat janë në konceptin e bordeve komuniste. Bordet rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj”.a.b

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.