Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Varhelyi viziton bypassin e Vlorës, sa kushtoi 1 km me standartet e BE. Çfarë ka mbetur pa përfunduar ende

14/07/2022
Varhelyi viziton bypassin e Vlorës, sa kushtoi 1  km me standartet e BE. Çfarë ka mbetur pa përfunduar ende
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vlorë, 14 korrik 2022 – Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizituan sot bypass-in e Vlorës, financuar nga Bashkimi Evropian.

Segmenti rrugor prej 29 kilometrash do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt rivierës shqiptare, do të përmirësojë sigurinë rrugore, do të reduktojë ndotjen e ajrit dhe do të sjellë mundësi të reja për bizneset shqiptare.

BE-ja e ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës duke ofruar një grant prej 20 milionë eurosh. Veç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), që është edhe institucioni kryesor financiar ndërkombëtar, dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) kanë dhënë hua prej 18 milionë eurosh secila, njoftoi zyra e shtypit të BE në Tiranë, duke shpenzuar për 1 km 1,9 miloonë euro, 4 herë më pak se standarti i qeverisë Rama tek rruga Orikum-Llogara ku 1 km kushton afro 8 milionë euro.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, Komisioneri Várhelyi tha: “Jam tejet i lumtur që po vizitoj sot bypass-in e Vlorës. Është shembull mjaft i mirë i asistencës dypalëshe për Shqipërinë dhe tregon se si mund të bëjmë ndryshimin në rajon falë planit tonë Ekonomik dhe të Investimeve. Bypass-i i Vlorës sjell mundësi të reja për bizneset shqiptare që të depërtojnë në tregje të reja, qasje më të mirë në shërbime për qytetarët dhe përvojë më të mirë udhëtimi për turistët, duke rritur ndërkohë sigurinë rrugore për të gjithë dhe përmirësuar cilësinë ajrit në qyetin e Vlorës.”

Kryeministri Rama tha: “Ne rikthehemi këtu, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe me skuadrën e ARRSH-së, së bashku me  punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me detaje jashtë trasesë së rrugës, përmirësime të mëtejshme të natyrës së rikualifikimit urban dhe mjedisor, pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Evropian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së bypass-it, në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.“

Përpara mbajtjes së konferencës për shtyp, Komisioneri dhe Kryeministri inspektuan segmentin rrugor të shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përfaqësuesja e BEI-t në Shqipëri, Petia Manolova, dhe Shefja e Zyrës së BERZh-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova.

Bypass-i që kalon anash qytetit të Vlorës është aks lidhës thelbësor për Shqipërinë Jug-Perëndimore. Ai do të përmirësojë kushtet e transportit rrugor në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth, përfshi edhe rrugën bregdetare përgjatë gjirit të Vlorës. Ky segment rrugor do të sjellë përfitime të mëdha edhe për turizmin, do t’i japë hov sektorit privat dhe lehtësojë tregtinë, do të promovojë zhvillimin rajonal dhe kombëtar, si dhe do të kontribuojë në kohezion ekonomik dhe social.

Bypass-i me gjatësi prej 29 kilometrash përfshin pesë ura, dy nënkalime dhe 15 rrethrrotullime e kryqëzime në formë T-je. Projekti ka qenë një prej prioriteteve të Qeverisë Shqiptare për transportin.

Punimet kryesore të bypass-it kanë përfunduar që më 30 qershor të 2022-shit, por kanë mbetur ende disa punime pezull. Janë asfaltuar plotësisht 10 km e para, 20 km e dyta janë asfaltuar me një shtresë nga 3 të planifikuara dhe 9 km e fundit me dy nga tre të tilla.

Kanë përfunduar të gjitha strukturat, si dhe shumica e pikave lidhëse (rrethrrotullimeve, kryqëzimeve), masave të sigurisë, sinjalistikës dhe shenjave rrugore.

Punimet e mbetura do të përfundojnë pas sezonit veror 2022 sipas planifikimeve të kujdesshme, masave të sigurisë rrugore dhe planeve të menaxhimit të qarkullimit, në koordinim të plotë me autoritetet ligjzbatuese. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.