Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet në Sarajevë djali i biznesmenit të fuqishëm nga Kosova, pse janë në qendër të mediave prej vitesh

13/07/2022
Arrestohet në Sarajevë djali i biznesmenit të fuqishëm nga Kosova, pse janë në qendër të mediave prej vitesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njësitet speciale e krimit në Bosnje-Hercegovinë kanë arrestuar sot Elvis Kelmendi, djalin e biznesmenit të njohur, dyshuar edhe si trafikant, Naser Kelmendi. Elvisi ishte një nga 7 të arrestuarit në Bosnjë të dyshuar për trafikim narkotikësh

Sipas raportimeve, përveç Kelmendit, janë arrestuar edhe Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfovic, si dhe katër persona të tjerë

Operacioni, në të cilin marrin pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore, njofton policia e Sarajevës.

Kush është Elvis Kelmendi, pjestar i familjes së njohur:

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë për vrasje në tentativë të një boshnjaku në Sarajevë.

Kelmendi pranoi fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite. Elvis Kelmendi ishte vënë në listën e zezë të SHBA-së si trafikant i drogës, së bashku me babanë e tij Naser Kelmendin dhe vëllezërit Besnikun dhe Liridonin.

Ata janë futur në listën e zezë të SHBA-ve nga Barak Obama.

Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006.

Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar fuqishëm.

“Kurrë në jetë nuk jam marrë me drogë dhe as që më ka interesuar”, ka thënë Kelmendi në njërën nga intervistat e rralla që ka dhënë.r.k

 

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej