Analisti Kastriot Myftaraj dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk është saktësuar nëse Myftaraj është hedhur vetë nga apartamenti. a.b





