Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.
Sipas burimeve të Dosja.al, Veliaj ka lënë qelinë në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit privat Salus.
Ende nuk dihen arsyet e shtrimit të tij në spital dhe nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor, një vizitë apo ndërhyrje të planifikuar, apo për një kërkesë që lidhet me masën e sigurisë.
Veliaj ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nuk janë pranuar nga gjykatat.
Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës dërgohet në një spital privat gjatë kohës që ndodhet në paraburgim. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe, pas disa orësh, u rikthye në qeli i shoqëruar nga forca të shumta policie.a.b





