Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse po digjen pyjet e Krujes, Kasmi bën publike arsyet korruptive

05/07/2022
Pse po digjen pyjet e Krujes, Kasmi bën publike arsyet korruptive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zjarret e ndezura në malet e Krujës kanë sjellë reagimin e PD rreth arsyeve qe këto zjarre janë përhapur.

”Qëllimi i shfrytëzimit të masivit shkëmbor për ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e Rilindjes janë zjarret në Krujë”, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bledi Kasmi.

Deklaratë e Kasmit:

Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën.

Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj.

Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone.

Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës.

Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm.

Eshtë e njëta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë.

Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës.

Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes.

Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e porositësve.

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit.

Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjës dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve.

Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik! a.b

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej