Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupet e punës së protestës, takime derë më derë në Tiranë

02/07/2022
Grupet e punës së protestës, takime derë më derë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Temperaturat e larta nuk kanë penguar Grupet e punës së Partisë Demokratike për të zhvilluar takime në terren me qytetarë, tregtarë, burra e gra, në lidhje me protestën e 7 korrikut.

Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste.

Në broshurat e shpërndara në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, theksohet rritja e çmimit të naftës, ushqimeve bazë, taksave dhe korrupsionit.

Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet sy më sy me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë.

Apeli drejtuar të gjithë shqiptarëve është pjesëmarrja në protestën e 7 korrikut.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi nga Njësia  në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë e cila nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.

“Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës”, tha Vokshi. Ndërsa anëtarja e grupit të punës Iliriana Kuçana në takimin me zonjat e Njësisë 4 në Tiranë shprehu shqetësimin e largimit të të rinjve.

“Të dalim në protestë që Shqipëria të mos shpopullohet. Të rinjtë duan të ikin, por ne duhet ta ndalim”, tha pedagogia Kuçana.

Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka gjatë takimeve në Kamëz theksoi se “7 korriku është një mundësi për vendin, për të rinjtë, për të gjithë shqiptarët që nuk i dorëzohen realitetit, krimit e mjerimit!”

“Kudo varfëri, papunësi, revolte. Të gjithë duan të protestojnë për veten, familjet dhe fëmijët e tyre. Ndihet që tashmë vendi ka opozitë të vërtetë, e njerëzit na shohin me besim e shpresë”, thotë në një reagim të saj kryetarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimci, pas takimeve përreth “Bulevardit të Ri”, Rrugës “Jordan Misja” dhe tregut “Ish Uzina Dinamo”.

Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, së bashku me kryetarin e degës 8 Gazment Sallaku dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar Fioralba Dizdari takuan banorët e njësisë 8 në Tiranë duke u bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 korrikut. r.p

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej