Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, tryezë me mjekët, mjeku Xhepa: Rrezikojnë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit

14/06/2022
Berisha, tryezë me mjekët, mjeku Xhepa: Rrezikojnë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një tryezë me mjekët ku u shënuan një numër problemesh të mjekësisë.

Mjeku Gëzim Xhepa tha se ajo që ka marrë kolpon kryesore është QSUT dhe problem kyç është përgatitja e studentëve dhe specializantëve.

Sipas tij shteti duhet të kthejë sytë tek QSUT pasi në këtë situatë ku ndodhemi rrezikojmë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit.

“Goditjen fatale sistemit arsimor ja ka dhënë unifikimi i titujve. Duke unifikuar titujt akademik me titujt e research imponuan në gjithë personelin mjekësor të tentojnë me aftësi apo paaftësi të vihen në dispozicion të studentëve.

Të ndahen dy titujt si më parë, bashkëpunëtori i vjetër shkencor nga docenti, mjeshtri i kërkimeve nga profesori, përndryshe për interesat tona personale marrim përsipër të dëmtojmë të ardhmen e studentëve. Të kthehet vëmëndja në lëndët e informimit.

Kështu si ka ardhur do na largohen studentët dhe specializantët duke kërkuar perëndimin, jo vetëm mjekët.”-tha mjeku Xhepa.

Ndërsa deputeti Tritan Shehu si dhe ish ministër Shëndetësie, deklaroi se sistemi shëndetësor është sistemi më i sofistikuar dhe kompleks që ka krijuar mendja e njeriut. Ai theksoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më pak i financuari në Europë. Shehu shtoi se qeveria e Ramës premtoi shëndetësi falas, por ajo është kokëposhtë.

“Fatkeqësisht sot ne të gjithë bashkë, ju të gjithë mjekët që jeni pranë qytetarit, sistemi ynë shëndetësor është larg parametrave dhe objektivave, larg elementëve për të cilët jemi mbledhur për të diskutuar.

Sistemi shëndetësor është me i nënfinancuari në Europë me 2.1 të GDP nga buxheti dhe 0.8 nga kontribute diskete kur mesatarja europiane është 9. Kjo qeveri aktuale premtoi shëndetësi falas, por është kokëposhtë”, tha Shehu.

Shehu theksoi se, shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror ndërsa përmendi PPP-të korruptive.

“Më i centralizuar se ka qenë në kohën e sistemit komunist. Shembull është drafti i fundit në parlament, ligji për spitalet. Shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror, mjafton të shohim PPP-të e famshme që kanë krijuar monopole private nacionale të financuara nga shteti, gërryese të sistemit tonë shëndetësor. Goditen qytetarët, mjekët, goditen për dy arsye, e para për të maskuar realitetin korruptiv shtetëror dhe e dyta për të terrorizuar kolegët tanë”, tha Shehu. m.k

Po ndodh

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026
Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

Protesta para Kuvendit, përplasje të forta me policinë. Thyhen gardhet mbrojtëse, bllokohen rrugët

17/09/2026
Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej