Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sinergji pianistike në Tiranë – artistët e rinj mesazhe pro integrimit evropian

10/06/2022
Sinergji pianistike në Tiranë – artistët e rinj mesazhe pro integrimit evropian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, sot (10.06.2022) në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja” u zhvillua eventi artistik “Sinergji pianistike”.

Qendra ABC Tirana Club, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ishte organizatori i eventit, ku ishin ftuar pianistë të rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Ata kanë interpretuar vepra nga kompozitorët e njohur evropianë, klasikë dhe bashkëkohorë, si Ludwig van Beethoven, Frédéric Chopin, Joseph Haydn, Robert Schumann, Sergei Rachmaninov, Joseph Haydn, Robert Schumann, Hans Zimmer, Yann Tiersen etj.

“Sinergji pianistike” është Edicioni i Katërt i projektit kulturor “Fqinjët”, të cilin ABC Tirana Club e organizon prej vitit 2019. Synimi kryesor është që “Fqinjët” të jetë një hapësirë lëvizëse artistike në çdo qytet të Shqipërisë, pse jo dhe në qytete të rajonit. Të jetë përsëpari prezent tek të rinjtë, kudo ku ata janë.

Të pranishmit kanë ndjekur interpretimet e artitëve të talentuar Sandra LAZOVSKA dhe Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut; Eleonida ELEZI dhe Adea HALILI nga Kosova; Lejla SULEJMANOVIĆ nga Mali i Zi; Emirhan LATO dhe Ami MUKA nga Shqipëria.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan MUKA, u shpreh pas koncertit se, ky format aktiviteti nuk synon konkurrencë mes interpretuesve, por shkëmbim përvoje në angazhimin e tyre artistik.
“Përmes tingujve pianistikë duam që të prezantojnë vlerat e kulturës evropiane; të forcojnë urat e komunikimit dhe kooperimit mes popujve, por dhe të lëshojnë mesazhe pro integrimit evropian, si një objektiv strategjik për 4 shtetet tona”, u shpreh Muka. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Berisha: Sondazhet e brendshme të PS tregojnë rënie në 29%, Rama nën partinë

12/08/2026
Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Berisha: Sondazhet e brendshme të PS tregojnë rënie në 29%, Rama nën partinë

12/08/2026
Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.