Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhyli: Libri dhe leximi, të mbrojmë shpirtin e mendjen por dhe kombin

07/06/2022
Bardhyli: Libri dhe leximi, të mbrojmë shpirtin e mendjen por dhe kombin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hapet Panairi i 22-tw i Librit në Kosovë me pjesëmarrjen e shumë botuesve edhe nga Shqipëria. Në ceremoninë e hapjes mbajti një fjalë edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

Fjala e Alda Bardhylit:

Rikthimi i Panairit të Librit pas dy vitesh mungese në këtë hapësirë historike të Pallatit të Rinisë këtu në Prishtinë, është një ngjarje e rëndësishme, që na lidh me prekjen më të bukur të universit njerëzor, identitetin e një kombi dhe një pushtet të vlerave të përbotshme, që shtrihet përtej doktrinave politike e fetare, që na lidh me humanizmin, vazhdimësinë dhe lirinë, librin.

Nga Bukureshti e Sofja, ku u formëzua dhe shpirti i Rilindjes sonë Kombëtare, një djalosh Frashërli, që atëherë ende nuk i kishte mbushur 40 vjeç, do të artikulonte në gazetën “Drita” të 1883-shit se pa “dituri nuk ka bukuri”. Ishte Naim Frashëri arkitekti i letërsisë sonë kombëtare, një nga orientuesit e mëdhenj shpirtërorë të gjuhës e kombit, i cili ndjeu herët forcën e librit si alternativë në formimin e identitetit dhe një shoqërie të hapur. E shkuara jonë është një pengesë e vazhdueshme me historinë. Sot, tri dekada nga rënia e komunizmit dhe 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, mund të shohim dritën që i shoqëroi dy vendet tona drejt një çlirimi shpirtëror. Poetët dhe shkrimtarët ishin ata që na orientuan drejt këtij çlirimi, ligjvënësit e panjohur.

“Ka stinë në jetën e popujve, kur letërsia duhet ta thyejë zakonin e të qenët e pavarur e të përzihet në punët e kombit dhe se tani kombi shqiptar ka nevojë për letërsinë”, do të shprehej shkrimtari Ismail Kadare gjatë ceremonisë së marrjes së një çmimi letrar në Prishtinë. E shkuara e njerëzimit, por dhe e jona, na tregon se libri ka ndihmuar jo vetëm në përsosjen e qenies dhe ndërgjegjes njerëzore, por dhe krijimin e zonave të paqes në agresione politike e historike, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave dhe nxitur reflektime drejt qasjeve dhe horizonteve të reja.

Po sot, në një botë që prej dy vitesh është përballur me kërcënimin e një armiku të padukshëm, siç është Covid 19, dhe kur gjuha, identiteti, shoqëritë, ndodhen përballë presioneve të reja, cili duhet të jetë roli i librit? Cili është roli i letërsisë? Forca për t’u përballur me këto sfida gjendet pikërisht te një dritë e vazhdueshme dhe e përhershme që na vjen prej shekujsh nga shpikja më e vlefshme e njeriut, siç thoshte Herman Hesse, libri.

Ndaj leximi dhe libri, ashtu si motoja e këtij panairi, është forma e vetme përmes së cilës mund të mbrojmë shpirtin dhe mendjen, por dhe kombin. Libri duhet të jetë busulla që udhëheq kulturalisht dy shoqëritë tona! m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Berisha: Sondazhet e brendshme të PS tregojnë rënie në 29%, Rama nën partinë

12/08/2026
Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Berisha: Sondazhet e brendshme të PS tregojnë rënie në 29%, Rama nën partinë

12/08/2026
Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.