Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cermonia e përcjelljes së Nishanit, i biri: Familja humbi busullën, atdheu shtetarin

02/06/2022
Cermonia e përcjelljes së Nishanit, i biri: Familja humbi busullën, atdheu shtetarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në emër të familjes Nishani ka mbajtur fjalën djali i Bujar Nishanit në ceremoninë mortore që u zhvillua për ish-presidentin.

Ersi Nishani teksa falenderoi të gjithë të pranishmit që kanë shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së tij, tha se babai kishte 3 gjëra që nuk i negocionte, familjen, atdheun dhe Zotin.

Djali, Ersi Nishani: Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falenderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një ëngjëll.

Edhe Sali Berisha mbajti një fjalë por prej pikëllimit nuk mundi që të çonte dot deri në fund fjalimin e tij.

Berisha tha se Nishani la pas veprat dhe mirësitë  e tij dhe se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

“U prefsh në paqe e dheu i kësaj toke qoftë i lehtë për ty”-ishin fjalët e fundit me zërin që i dridhej të Berishës për bashkëpunëtorin dhe mikun e tij prej vitesh.

Berisha: I dashur Bujar, sot fëmijët, Ersi, Fiona, shoqja jote e jetës Odeta, baba Faiku, vëllezërit, të afërmit, miqtë tu, qytetarët e këtij vendi jemi këtu rreth teje të të përcjellim me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë në udhëtimin tënd pa kthim, të përjetshëm, të parakohshëm që nise pasi ke ngjitur si rrallë kush tjetër shkallët e jetës dhe ato më të larta të detyrës.

Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë që ne do jetojmë, do mbetesh i gjallë midis nesh në veprat, fisnikërinë, dhuntitë e larta morale, përkushtimin e pakufijshëm, shërbimet e mëdha dhe të çmuara ndaj Shqipërisë e shqiptarëve në rrugëtimin e tyre në liri. Vlerat morale, veprat, mirësitë e njeriut janë pavdekësia e tij.

Me ne do të jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm dhe atdhetar, prindi i dashur e shembullor, shërbëtori i qytetarëve shqiptarë, demokrat i flaktë dhe guximtar, drejtuesi i talentuar i PD, burrështetasi fisnik, presidenti dinjitoz që i dha vendit nder e dinjitet të veçante. Pas kësaj lamtumire e të papritur me ty, secili prej nesh ndihet më i pakësuar se me ndarjen e trishtë me ty, kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë.

Odeta ndihet sot më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe prej saj. Për Ersin dhe Fionën është dita më e dhimbshme e jetës së tyre por do të jenë krenar se patën fatin të kenë një baba si ty. Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bëjnë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë.U prefsh në paqe (përlotet)…e dheu i kesaj toke qofte i lehte per ty. Lamtumirë!

Në nderim të Nishanit, paraditen e sotme u kryen dy orë homazhe në presidencë, ndërkohë që pjesë e ngushëllimeve u bënë krerët më të lartë të shtetit.

Qeveria e shpalli të sotmen një ditë zie Kombëtare, në nderim të ish-presidentit Nishani.

Morën pjesë në homazhe në nderim të tij edhe drejtuesit më të lartë të Kosovës, përfaqësues të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Në homazhe nuk mori pjesë kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, nga prej ku do të kthehet ditën e nesërme.

Nga ana tjetër në këtë ceremoi mungoi dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili sipas burimeve ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit, por e cila mbetet ende e panjohur.

Në homazhe nuk ishte i pranishëm as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.