Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Paradë vrasjesh në dosjen e SPAK, Dumani nxjerr lakuriq porositë për ekzekutim, çmimin për kokë. Të reja për vrasjet në Elbasan dhe disa të tjera

19/05/2022
EMRAT/ Paradë vrasjesh në dosjen e SPAK, Dumani nxjerr lakuriq porositë për ekzekutim,  çmimin për kokë. Të reja për vrasjet në Elbasan dhe disa të tjera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me sa duket dëshmitë e Dumanit kanë shkundur pluhurin dhe hequr perdet mbi vrasje të mëhershme dhe skenarë krimi të denjë për Meksikën.

Bazuar në dy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, SPAK thotë jo zyrtarisht se ka faktuar se i shumë kërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda që ja vranë dhe nuk po gjente dot autorët, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Gruan e vrau shtetasi Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli , mbasi ky i fundit kishte konflikte prone.

Fatmira Deda, u gjet e vdekur më 14 shtator 2013. 60-vjeçarja ishte nëna e Ervis Dedës – i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore.

60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj.

Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, disa persona e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Suel Çela ishte një ndër emrat e botës së krimit për të cilët SPAK ka firmosur urdhër arreste. Ai ka porositur vrasjen e mbetur në tentative administratorin e shkollës private Lulzim Masha, për të cilin i arrestuari Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Tase nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje, por i shoqëruar nga Hoxhaj.

Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.

Hetimet e SPAK kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.

Vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe  një tjetër i shpallur në kërkim.

Bujar Çela u ekzekutua më 17 shtator 2020. Vëllai i Talos Çelës ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.  62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal.

Ndërkaq zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles. Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen. Po ashtu, një tjetër detaj tronditës nga bota e krimit, e shkruar në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.