Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga Durrësi në Berat, biznes tek kalaja me ‘jeshile’ i kapen 10 mijë euro

18/05/2022
Nga Durrësi në Berat, biznes tek kalaja me ‘jeshile’ i kapen 10 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikada”.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një sasi e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Barrikada”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Ylli Hamati, 39 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në lagjen “Barrikada”, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Ylli Hamati. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.