Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Donald Veshaj dhe Romeo u dënuan me burg që u kthye në shërbim prove, detaje nga ngjarja që rrezikoi 2 vëllezërit

15/05/2022
Donald Veshaj dhe Romeo u dënuan  me burg që u kthye në shërbim prove, detaje nga ngjarja që rrezikoi 2 vëllezërit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy vëllezërit e njohur të ekranit Romeo dhe Donald Veshaj u dënuan me 2 vite burg që më pas u ul në 1/3 dhe kaloi me shërbim prove.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 ndërsa Donaldi nuk e ka përmendur këtë fakt gjatë qëndrimit të tij në Big Brother. Akuzuesi e tërhoqi akuzën por prokuroria këmbëngul më faj. Tani çështja ka shkuat në Gjykatën e Lartë.

Ata u akuzuan për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” të kryer në bashkëpunim.

“Gjykata e rrethit Vlorë i deklaroi fajtor Donald dhe Romeo Veshajn, duke aplikuar dënimin e tyre me dy vite burg. Ndaj dy vëllezërve binjakë u aplikua ulja e 1/3 së dënimit.

Por bazuar në nenin 59 të Kodit Penal vendimi i dënimit u pezullua dhe vëllezërit Veshaj u lanë në provë për një afat prej dy vjetësh, me kushtin që të mos kryejnë vepër tjetër penale. Vëllezërit Veshaj ishin të detyruar të paraqiteshin çdo tre muaj në shërbim prove dhe të njoftonin në rast të ndryshimit të vendbanimit.

Prokuroria mbeti e pakënaqur nga vendimi i shkallës së parë, duke e apeluar vendimin në Gjykatën e shkallës së dytë, me arsyetimin se vepra e vëllezërve Veshaj paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pasi Shkalla e Dytë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, Prokuroria e ka dërguar rastin në Gjykatën e Lartë, që ka regjistruar rekursin, duke caktuar më 27 maj seancën e parë”, shkruan mcntv që ka siguruar dosjen e tyre.

Po çfarë ndodhi në konfliktin e vitit 2013-të?

Ngjarja e ka zanafillën më 6 shkurt 2013-të kur Donald dhe Romeo Veshaj ishin gjimnazistë dhe u konfliktuan fizikisht me shtetasin me inicialet A.L.

Ky i fundit u përfshi më 6 shkurt në debat me vëllezërit Veshaj, pasi këta të fundit ndërkohë që qarkullonin me një automjet, kryen një xhirim gomash dhe veprime provokuese ndaj të dashurës së tij që ishte gjimnaziste, shtetasja me inicialet R.M.

Debati u përshkallëzua një ditë më vonë në një konflikt fizik që ndodhi pranë shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen Pavarësia. A.L u godit me sende të forta nga vëllezërit Veshaj, duke iu shkaktuar një paaftësi e përkohshme në masën 9 ditë. Për të dëmtuarin u kërkua një ekspertim i plotë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Por më vonë i dëmtuari e tërhoqi ankimimin lidhur me ngjarjen. Dëmtimet ndaj tij janë klasifikuar si plagosje e rëndë, pasi kanë dhënë shëmtimin e përkohshëm të fytyrës. Po ashtu janë konstatuar thyerje të kockës së kokës, zhytje në regjionin ballor, tronditje e trurit e shkallës së mesme. Dëmtimet janë shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjete të forta, raporton mcn tv. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.