Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KPA rikthen në detyrë ish kreun e Gjykatës së Tiranës

14/04/2022
KPA rikthen në detyrë ish kreun e Gjykatës së Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

KPA rikthen ne detyre ish kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj.
Sipas kolegjit shkalla e pare e vetting e ka shkarkuar padrejteisht.

Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioneret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arritën në përfundimin se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin e blerë nga i ati në vitin 2010 në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.

Lulzim Hamitaj në pakicë e kundërshtoi këtë arsyetim me argumentin se babai i Islamajt kishte pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme dhe se kërkesa e shumicës për dokumentim të shkëmbimeve financiare për qiranë brenda familjes ishte e tepruar.

Pas ankimit, Kolegji riçeli dhe mbylli dy herë shqyrtimin gjyqësor për Islamajn. Në seancën e 31 marsit kur pritej të shpallej vendimi, u njoftua se ishte riçelur hetimi pas paraqitjes së opinionit nga vëzhguesi ndërkombëtar, por pa bërë të ditur më shumë detaje.

Prej qëndrimit të paraqitur të martën më 12 prill nga subjekti mbi këtë opinion të ONM-së, u kuptua se kishte të bënte me apartamentin e prindërve të gjyqtarit Islamaj, i cili është përdorur nga ky i fundit dhe që u bë shkak për shkarkimin e tij në shkallën e parë.

Islamaj kërkoi që të vlerësohen drejt marrëdhëniet familjare në raport me qiramarrjen e apartamentit të të atit. Ai e cilësoi të pabazuar konkluzionin e shumicës së trupës KPK-së për moskonsiderimin e marrëdhënies së qirasë, ndërkohë që theksoi se kishte provuar burimet e familjes së prindërve për krijimin e pasurisë në fjalë.

Argumentet dhe provat e subjektit u gjetën të drejta nga shumica në KPA. Sipas Kolegjit, Islamaj kishte arritur të provonte burimet e ligjshme të familjarëve për blerjen e apartamentit qe ai ka përdorur. Po ashtu u vlerësua se prindërit nuk janë në cilësinë e personit të lidhur në këtë marrëdhënie.

Mosdeklarimin e një llogarie dy-emërore në shumën 260 mijë lekë të bashkëshortes me të vëllain e saj, të krijuar përpara martese, Kolegji e vlerësoi si pasaktësi, por është çmuar se nuk mund ta penalizojë subjektin e rivlerësimit. Në përfundim, KPA me shumicë votash vendosi se vendimi i Komisionit është i pabazuar dhe e ndryshoi atë duke rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj.reporter.al & a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.