Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA dhe BE premtojnë së bashku 1.3 miliardë USD më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

14/04/2022
Mariupol, kryetari i bashkisë: Janë rreth 21000 viktima. Dyshimet për luftë kimike nga rusët, e hodhën në Mariupol
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Çaushi

Sot bëhen 50 ditë nga pushtimi rus i Ukrainës, që është shoqëruar me një ndryshim të dukshëm të tablosë së luftës, teksa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar prej ditësh se presin një ofensivë të madhe nga forcat ruse në rajonin lindor të Donbasit, ndërsa zona përreth kryeqytetit duket se po merr frymë më lirisht.

Kjo dëshmohet nga komentet e bëra prej WladimirKlitschkos, vëllait të kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, teksa duke folur dje për “BBC”, thotë se kryeqyteti dalëngadalë po kthehet në jetë. Ish-kampioni i boksit thotë se trafiku po rritet, më shumë njerëz janë prezentë në rrugë dhe më pak sirena të sulmit ajror po bien.

Por Klitschko vë në dukje se situata në Kiev është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar nga bombardimet, si dhe problemet me furnizimin me ushqim dhe ujë. Rrugët janë ende të bllokuara për të parandaluar pushtimin nga forcat ruse, ndërkohë qe paralajmëron gjithashtu se ekziston ende rreziku i goditjes së raketave ruse në Kiev.

Për qetësinë relative që mbizotëron në Kiev, dëshmon edhe vizita e djeshme e ministrit të Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney, i cili bëhet zyrtari i fundit që vizitoi kryeqytetin, ndërsa numri i liderëve perëndimorë që kanë vizituar Ukrainën, duke treguar mbështetjen e tyre, sa vjen e rritet. Ndërkohë, dy ditë më parë, Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Estonisëdhe Letonisë u takuan në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy. Vetëm Irlanda i ka dhënë Ukrainës dhe refugjatëve ukrainas 20 milionë euro ndihmë humanitare, si dhe 33 milionë euro ndihmë për ushtrinë. Ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja kanë premtuar së bashku edhe 1.3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa Rusia po përgatitet të nisë një ofensivë në Juglindje të shtetit ish-sovjetik.

Pikërisht ky grumbullim masiv i forcave ushtarake ruse në Lindje të Ukrainës ka rritur shqetësimin edhe tek OKB për shtimin e numrit të viktimave mes civilëve, si dhe rritjen e kërkesave për ndihma humanitare në zonat e rrethuara nga rusët. Kështu, në një deklaratë të djeshme, Organizata raporton se “përshkallëzimi dhe armiqësitë e qëndrueshme në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës vazhdojnë të rrisin kërkesat për ndihma humanitare”. Deri më datën 12 prill, numri i viktimave mes civilëve në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, është 1932, njoftoi dje Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Kjo organizatë shton se të paktën 2,589 civilë janë lënduar që nga fillimi i pushtimit.

Por meqenëse se “marrja e informacionit nga disa zona ku po zhvillohen luftime intensive dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit, shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”, paralajmëron OHCHR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.