Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i DASH, çfarë thotë Berisha dhe Alibeaj për gjetjet e raportit që skanoi qeverisjen, gjyqësorin, median dhe zgjedhjet

13/04/2022
PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Berisha ka përshëndetur raportin e DASH për Shqipërinë duke e vlerësuar atë si objektiv.

“Unë e gjej atë një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes në këtë vend. Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve”, tha Berisha për gazetarët fill pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Pyetje: Si e gjykoni raportin e DASH, mjaft kritik për Shqipërinë?

Sali Berisha: Unë vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie në rrafshin e të drejtave të njeriut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. Unë e gjej atë një dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes në këtë vend. Pasqyronte problematikën e madhe të inceneratorëve. E keni parasysh që është një çështje e cila mbart veprimtarinë e një organizate kriminale. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Pra, nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. E vërteta është se me 100 e ca mijë dosje, të paktën 30-40 mijë qytetarë shqiptarë mund të mos marrin kurrë vendimin nga drejtësia shqiptare dhe dhjetëra e mijëra të tjerë e marrin atë në një kohë kur nuk shërben më. Plus miliarda, 5-6 miliardë euro për çështjet civile që vendi dhe shoqëria shqiptare humbet. Probleme këto të ngritura, në mënyrën më të fuqishme, që nga viti 2016 e deri sot. Kur ne kundërshtonim Vettingun nga lart poshtë, ne kundërshtonim sepse ai asgjësoi për 4 vite shtetin ligjor. Nuk ka shtet ligjor pa institucione kryesore të drejtësisë. E kundërshtuam sepse me vakumin do të krijonte këtë katastrofë dosjesh që ka krijuar dhe që faktikisht Shqipëria, shumë shpejt, do të bëhet një problem madhor për Strasburgun, pasi qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kësaj gjykate për shkak të mungesës së qartë të procesit të duhur ligjor në vendin e tyre. Ishte një raport të cilin e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë, sepse renditeshin të gjitha çështjet, një radiografi e plotë e regjimit të sotëm.

Në lidhje me raportin e DASH ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e Alibeaj:

Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.
Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.
Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.
Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar.
Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.