Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Garë e ngushtë për Presidentin e Francës, sondazhet e fundit, surprizë nga Marinë Lë Pen

10/04/2022
Garë e ngushtë për Presidentin e Francës, sondazhet e fundit, surprizë nga Marinë Lë Pen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Francezët po votojnë të dielën në mbarë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidatja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen po paraqet një kërcënim të papritur për shpresat për rizgjedhje të Presidentit Emmanuel Macron, raporton Zeri i Amerikës.

Anketimet më të fundit treguan se megjithëse zoti Macron vazhdonte të kryesonte, diferenca me zonjën Le Pen ishte zvogëluar dhe gara është shumë më e ngushtë.

Vetëm pak javë më parë anketimet e opinionit publik tregonin se zoti Macron do të fitonte lehtësisht, një politikan i qendrës dhe pro-Bashkimit Evropian, i cili fitoi pikë me diplomacinë e tij aktive për Ukrainën, me rimëkëmbjen ekonomike dhe për shkak të një opozite të fragmentuar.

Por zoti Macron e filloi fushatën vonë dhe zhvilloi vetëm një tubim kryesor, nga i cili mbetën të pakënaqur edhe vetë mbështetësit e tij. Ai u dëmtua edhe nga përqëndrimi tek një propozim jopopullor për të rritur moshën e pensionit, si dhe nga një rritje e mprehtë e inflacionit.

Ndërkaq, zonja Le Pen, një kandidate euro-skeptike e së djathtës fitoi terren duke u përqendruar prej muajsh tek problemet e rritjes së kostos së jetesës, si dhe nga një rënie e madhe e mbështetjes për kandidatin rival në radhët e së djathtës ekstreme, Eric Zemmour.

Anketimet e bëra publike para se të fillonte heshtja zgjedhore në mesnatën e së premtes, ende tregonin zotin Macron në avantazh gjatë raundit të parë të zgjedhjeve dhe një fitore përballë zonjës Le Pen në raundin e dytë, të planifikuar për datën 24 prill. Megjithatë anketimet tregonin se gara do të ishte e ngushtë dhe se zonja Le Pen kishte ngushtuar diferencën. Në disa prej anketimeve, ajo rezultonte madje edhe fituese.

Në pushtet që në vitin 2017, 44-vjeçari Emmanuel Macron theksoi gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale se programi i zonjës Le Pen nuk ka ndryshuar, megjithë përpjekjet për të zbutur imazhin e saj dhe të partisë së saj, Bashkimi Kombëtar.

Zoti Macron u zgjodh në vitin 2017 me një platformë të qendrës, por në vazhdim politikat e tij ekonomike dhe të sigurisë anuan nga e djathta.

Disa zgjedhës të majtë mund të preferojnë kandidatin e së majtës së skajshme Jean-Luc Melenchon, i cili është radhitur i treti në anketime.

Nëse zoti Macron dhe zonja Le Pen vazhdojnë përballjen në raundin e dytë, presidenti mund të ndeshet me problemin që shumë votues të majtë kanë deklaruar tashmë në anketime se nuk do të veprojnë si në vitin 2017, kur i dhanë atij votën në balotazh vetëm për të mbajtur larg pushtetit zonjën Le Pen. Zotit Macron do t’i duhet t’i bindë këta votues që të ndërrojnë mendje dhe ta votojnë në raundin e dytë.

 

Të dy kandidatët pranuan në ditët e fundit të fushatës së rezultati i zgjedhjeve ishte i pasigurtë. Zonja Le Pen u tha mbështetësve të enjten se “gjithçka është e mundur”. Ndërsa zoti Macron paralajmëroi një javë më parë mbështetësit e tij që të mos përjashtojnë mundësinë e një fitoreje të zonjës Le Pen. “Shikoni çfarë ndodhi me Brexit-in, dhe shumë zgjedhje të tjera; çfarë dukej e pamundur, ndodhi”, deklaroi ai.VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.