Pandeli Majko dorëzoi sot në KQZ formularin e dekriminalizimit duke filluar kështu dosjen e plotësimit të vendit të lënë vakant nga ish deputeti Alqi Bllako.
Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati i deputetit pasi është nën hetim nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.
Pandeli Majko nuk ia doli të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste mori 18 mandate në kryeqytet, ndërkohë që Majko ishte renditur nga Rama i 19-ti në listë, dy vende më poshtë se Bllako, pothuajse i panjohur dhe pa ndonjë lidhje ne PS përveç rolit të tij në skemën mafioze të inceneratorëve. a.b





