Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HUNGARI/ Orban fiton mandatin e katërt, a e ndihmoi lufta në Ukraina dhe loja me frikën në elektorat

04/04/2022
HUNGARI/ Orban fiton mandatin e katërt, a e ndihmoi lufta në Ukraina dhe loja me frikën në elektorat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare të së dielës, mbajtur më 3 prill, duke pretenduar mandatin e katërt.

“Ne fituam një fitore kaq të madhe sa mund ta shihni nga Hëna dhe sigurisht që mund ta shihni nga Brukseli”, tha Orban fill pas daljes së rezultateve, transmeton radio Evropa e Lirë.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

Gara e ngushtë rrit shqetësimet se Orban nuk do të respektojë mbajtjen e zgjedhjeve fer.

Në një lëvizje të paprecedent për shtetet e Bashkimit Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dislokuar një mision monitorues të zgjedhjeve, pas shqetësimeve se mund të ketë manipulim të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore që do t’i jepnin një avantazh të padrejtë partisë në pushtet.

Ndërkaq, çështjet e brendshme kanë mbetur në hije gjatë fushatës, e cila u dominua nga lufta në Ukrainë, shtet në kufi me Hungarinë.

Edhe pse Orbani në përgjithësi e ka mbështetur Ukrainën, ai ka refuzuar që të lejojë që armët e NATO-s të transferohen përmes shtetit të tij për në Ukrainë, duke thënë se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës.

Ai mesazh, sipas liderit opozitar, Peter Marki-Zay, e ka bërë votimin e 3 prillit të thjeshtë:

“Pyetja është e qartë: [Presidenti rus, Vladimir] Putin apo Evropa”.

Marki-Zay,49 vjeç, gjatë një interviste për Shërbimin Hungarez të Radios Evropa e Lirë, e quajti Orbanin “tradhtar” që sipas tij po vë hungarezët në rrezik.

“Unë vazhdoj të them se ne duhet ta ndalim Putinin, jo Brukselin. Le të jemi vetëm një herë në anën e duhur të historisë, le të jemi vetëm një herë në anën e fitores”, tha ai.

Ndërkaq, Orban e ka përdorur luftën për të përzier konservatorizmin dhe nacionalizmin, që i ka lejuar atij të qeverisë në 12 vjetët e fundit, me të ashtuquajturën supershumicë në Parlament, pasi ka pasur të paktën dy të tretat e ulëseve duke i lejuar Fideszit që të bëjë ndryshime pa pasur nevojë për votat e opozitës.

Gjatë një tubimi më 1 prill, Orban paralajmëroi se një fitore e opozitës do të bënte se armët të shkonin në Ukrainë “ditën tjetër”, ndërkaq importet e energjisë nga Rusia do të ndërpriteshin, që sipas tij, do të dëmtonin hungarezët dhe ekonominë e vendit. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.