Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Forumi në Tiranë: Roli dhe ndikimi i mediave studentore në komunitet, kujtohet 55 vjetori i daljes së gazetës Studenti

31/03/2022
Forumi në Tiranë: Roli dhe ndikimi i mediave studentore në komunitet, kujtohet 55 vjetori i daljes së gazetës Studenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kujtohet 55 vjetori i fillimit të publikimit të gazetës “Studenti”, (1967 – 1994).

Një takim gjeneratash, gazetarësh dhe krijuesish, të cilët kanë bashkëpunuar në vite me gazetën “Studenti”, është zhvilluar dje mbasdite (30.03.2022) në Tiranë.

Gazeta “Studenti” ka qenë pjesë e tregut mediatik shqiptar nga viti 1967 deri në vitin 1994, duke qenë zëri dhe hapësira e atyre që ndiqnin studimet, jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por dhe në institucione të arsimit të lartë në kryeqytet e në qytete të tjera të vendit. “Studenti” kujtohet si media ku hodhën hapat e parë në publicistikë e krijimtari letrare nga shumë të rinj që kanë ndjekur studimet dhe më pas u bënë ndër emrat e njohur publikë në gazetari apo fusha të tjera.

Një ekspozitë e pamore në mjediset ku u zhvillua eventi ishte si një ditar retrospektiv i zhvillimeve në infrastrukturën universitare të Shqipërisë, si pasqyrim dhe reflektim i ngjarjeve më të bujshme, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet historike në tërë shoqërinë shqiptare. Fillimi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dha impakt të drejtpërdrejt në të gjithë shoqërinë. Kjo ishte padyshim dhe një frymëmarrje më e madhe për gazetën “Studenti”, e cila vijonte punën e vet në kushtet e lirisë së shprehjes dhe mendimit, në rrethanat e garancisë për plularizëm politik.

Forumi i diskutimit mes pjesëmarrësve nuk u foksua vetëm te ecuria e gazetës “Studenti”, por dhe tek situata aktuale e anagzhimit të studentëve në media. Veçanësisht roli dhe ndikimi i mediave studentore në problematikat që hasen, si dhe në nxitjen e aktivizmit të të rinjve, për të qenë më proaktivë në vendimarrje.

Nga të pranishmit studentë u përmend rëndësia e organizimit dhe fuqizimit të mediave studentore, për të qenë sa më efikase në prezantimin e propozimeve dhe pikëpamjeve të tyre, për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, në përmirësimin e jetesës, por dhe në favor të zhvillimit të kushteve për aktivitetet shkencore dhe inovative. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.