Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Shtëpia e barit’ në Milot si disko, policia jep detajet, elektricisti ‘aksioner’

24/03/2022
‘Shtëpia e barit’ në Milot si disko, policia jep detajet, elektricisti ‘aksioner’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kurbin/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, operacioni policor antikanabis i koduar “Trinomi”.

Në pranga janë vënë Dean Gega, 28 vjeç i cili kultivonte lëndën narkotike dhe Xhovani  Ndreca, 53 vjeç me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin.

Policia zbulon katin e parë të një banese, të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, si dhe një sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, në këtë banesë evidentohet lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe ndërtimi pa leje i një dhome shtesë.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe bimë narkotike të kultivuara në vazo, pajisje të ndryshme elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me detyrë elektricist pranë OSHEE Kurbin, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shitjes së tyre, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Trinomi”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. G., 28 vjeç, banues në Kurbin, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. P., 24 vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Fushë Milot, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të banesës së shtetasit Y. P., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrolllit në banesë u konstatua se këta shtetas kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si dhe kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Xh. N., 53 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin, pasi dyshohet se ka lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që furnizonte ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.