Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha vijon të mbetet në dispozicion, zyrtarët perëndimorë shmangin Bashën, deputeti i PD tregon se sa do të presin dorëheqjen

17/03/2022
VIDEO/ Basha i prerë: Nuk do të ketë asnjë kuvend kombëtar të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbetet “në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve”, ndërkohë që ende nuk bën asgjë.

“Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në”, tha ai sot para gazetarëve ndërsa po dilte nga dera e blinduar e PD që prej tri ditësh është hapur edhe për zyrtarët e PD.

Ndërkaq Elmar Brok, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së është takuar me Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në PD.

Brok mësohet se ka takuar edhe kreun demokrat, Lulzim Bashën, ndërsa Këlliçi tha një natë më parë në një intervistë në ora news se Brok ishte ftuar nga Basha.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, do të takojë kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, duke shmangur në këtë mënyrë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Deputeti Arbi Agalliu tha se grupi i PD-së do të ndërmarrë të gjitha hapat që ka rregullorja dhe statuti, nëse Basha nuk vepron në kohën e gjykuar nga ata. Grupi priste sot dorëheqjen e Bashës.

“Grupi i PD-së nuk ka marrë asnjë vendim, është një proces duke u zhvilluar. Kemi kërkuar reflektim dhe një hap pas të Bashës. Basha ka vendosur në tavolinë edhe dorëheqjen. Kam kërkuar një hap pas nga Basha që do të thotë dorëheqje, po se kur e jep Basha, nuk është në dorën time. Grupi parlamentar i ka kërkuar Bashës që hapat të jetë brenda një afati, nuk kemi asnjë ultimatum. Nëse nuk vepron në kohën e gjykuar nga ne, se kur Basha do ta bëjë është në përgjegjësinë e tij. Ne do marrim çdo hap që ka rregullorja dhe statuti i partisë”, tha Agalliu. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.