Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belind Këlliçi: Basha duhet të japë nesër dorëheqjen, nuk ka ndërmjetësim nga PPE

16/03/2022
Belind Këlliçi: Veliaj, modeli më I keq i një të riu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD Belind Këlliçi deklaroi këtë mbrëmje se deputetët demokratë  presin që nesër (e enjte) Lulzim Basha të japë dorëheqjen ndërsa ka hedhur poshte pretendimin se të dërguar të PPE po negocojnë mes palëve për një zgjidhje të krizës në PD.

Këlliçi tha se Basha tashmë i përket së shkuarës.

“Basha po gënjen deputetët sërish për të thënë se PPE kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar nga ata që të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe Berisha të tërhiqet për të fituar më shumë kohë. Ky është një lajm i rremë. Po ka ardhur një personalitet evropian që është në pension politik, por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha, dhe nuk ka lidhje me PPE. Kjo është një çështje e brendshme e PD-së, pasi ka një debat shterues se cila është shumica e vërtetë në PD tashmë. Ky debat ka marrë fund në 6 mars.

Nga sondazhet e kësaj jave, Basha rezulton 3-4% nga 13% që rezultonte në 6 mars. Javën tjetër apo deri në fund të muajit do të jetë më pak se 1%. Basha i përket së shkuarës dhe i takon tashmë PD-së që të mblidhet dhe të rigrupohet dhe të bashkohen të dyja kampet në një grupim të vetëm. Unë e shoh të vështirë që Basha të dalë nga ky realitet fals ku është futur. Mua më vjen keq që ndodhet në këtë gjendje sepse i kam dedikuar një dekadë. Basha i përket së shkuarës tashmë”, tha Këlliçi gjatë një interviste në Ora news.

Këlliçi theksoi se Basha duhet të japë dorëheqjen që të mos mbetet si i vetmi kryetar i shkarkuar nga partia që rri në detyrë.

”Unë uroj që Basha nesër të japë dorëheqjen që të mos mbetet si i vetmi kryetar i shkarkuar nga partia që rri në detyrë. Nesër jam i bindur se do të ketë një kërkesë të madhe nga partia për dorëheqjen. 95% e deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen, por ai tha para mediave se nuk është kërkuar një gjë e tillë, por që Berisha të bëjë një hap pas. Kjo është një gjë absurde dhe personi më i dëmtuar është vetë Basha. Kryetar nuk të bën vula dhe logoja, por mbështetje e demokratëve”, deklaroi Këlliçi. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.