Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biden ndërpret financimin perëndimor për Rusinë

22/02/2022
Biden ndërpret financimin perëndimor për Rusinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën, transmeton Zeri i Amerikës.

Sanksionet përfshijnë jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë.

Sanksionet do të zbatohen ndaj bankës VEB dhe ndaj Promsvyazbank, e cila shërben si banka e ushtrisë ruse dhe kryen transaksionet në fushën e mbrojtjes. Nga dita e mërkurë, sanksionet do të fillojnë edhe ndaj elitave ruse dhe familjarëve të tyre.

Presidenti Biden tha se një goditje e tillë ndaj borxhit sovran të Rusisë, do të thotë se praktikisht Rusisë do t’i ndërpritet financimi perëndimor.

“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se këto janë vetëm “transheja e parë” e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë të përgatitura për të vendosur nëse Rusia bën një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës.

“Ai po krijon një racionalitet për të marrë më shumë territore me forcë”, tha Presidenti Biden për komentet më të fundit të Presidentit rus Vladimir Putin. “Ky është fillimi i një sulmi rus ndaj Ukrainës”.

Presidenti Biden tha se po autorizon gjithashtu dislokimin e forcave amerikane drejt vendeve balltike në krahun lindor të NATO-s pranë kufirit me Rusinë, në shenjë solidariteti përballë rrezikut rus.

Presidenti Biden i bashkohet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakort të martën të vendosin sanksionet e tyre të para ndaj zyrtarëve rusë, për shkak të veprimeve të tyre ndaj Ukrainës. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.