Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Armando Subashi ka përgjegjësi për ndryshimin e pronës. Kompensoi tokë provate me vlerë 460 milionë lek”

19/02/2022
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas mbledhjes së Komisionit Hetimor, u shpreh se arsyet se përse kryetati i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shkuar në SPAK, lidhen posaçërisht me tokën në të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Çështja e pronësisë së inceneratorit të Fierit u trajtua nga PD gjatë prezantimit të fakteve fhe dhënies së dëshmisë së administratorit të inceneratorit të Fierit, Loran Dusha dhe anëtarëtit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Dokumentat tregojnë se prona e vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori.

Një vit më pas bashkia Fier informohet se ka nisur një praktikë për dhënie me koncesion për incinerator.

Dokumentet që paraqiti në Konferencën për shtyp nënkryetarja e PD Tabaku treguan se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.

“Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lek.

Kujtojmë që Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.