Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE nis fushatën e promovimit për IPARD, 100 milionë euro çdo vit për Shqipërinë

07/02/2022
EMRI & FOTO/ Ikën Romana Vlahutin, BE sjell në Tiranë një “polic” italian të Antimafias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nisi sot fushatën e komunikimit mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian po mbështet sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri, ndërsa vendi po përparon drejt bërjes Shtet Anëtar dhe shqiptarët qytetarë të ardhshëm të BE-së.

Duke u mbështetur në fushatën më të gjerë “Evropa është këtu”, kjo valë e re do t’i informojë qytetarët për ndihmën financiare të BE-së për Shqipërinë – e cila arrin në një total prej 100 milionë euro çdo vit – me fokus të veçantë te mënyra se si të rinjtë e vendit, fermerët dhe sipërmarrësit e agrobiznesit po përfitojnë nga ndihma e BE-së përmes programit IPARD.

Aktiviteti për nisjen e fushatës për bujqësinë dhe zhvillimin rural “Evropa është këtu 2.0” u zhvillua në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, në prani të Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, si dhe pedagogëve e studentëve.

Në fjalën e tij, Ambasadori Soreca tha: “Bujqësia është një fushë kyçe e mbështetjes së BE-së në Shqipëri. Arsyet janë të qarta. Jo vetëm që bujqësia ka një pjesë të veçantë në historinë dhe identitetin e Shqipërisë, por pothuajse 40% e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale dhe pothuajse gjysma e fuqisë punëtore shqiptare punon në bujqësi dhe sektorë të lidhur me të. Duke njohur rëndësinë e këtij sektori, vetëm në 5 vitet e fundit, që nga viti 2018, BE-ja ka vënë në dispozicion mbi 70 milionë euro për të mbështetur ekonominë rurale, agrobiznesin, sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe peshkimin. Madhësia e këtij investimi e kualifikon BE-në – deri tani – si mbështetësin më të madh të sektorit agroushqimor shqiptar”.

Ministria Krifca tha: “Iu bashkova sot ftesës së Ambasadorit Soreca për të thënë se Evropa është këtu, dhe e falënderoj që nisi këtë fushatë në Korçë. Kemi plot raste suksesi në këtë qark me rreth 25 për qind të financimeve të programit. Jam e kënaqur që hapi i parë i fushatës nisi në Universitetin “Fan Noli”, ku shumë prej studentëve të pranishëm do të jenë ekspertët e së nesërmes që do t’í shërbejnë bujqësisë. Asgjë nuk mund të bëhet mirë pa dije, prandaj kontributi juaj, të dashur studentë, do të jetë shumë i rëndësishëm. Ne synojmë të konkurrojmë në tregun evropian përmes cilësisë”.

Mbështetja e BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri jepet kryesisht nëpërmjet programit IPARD, të zbatuar në emër të BE-së nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturat e saj. Mbështetja kryesisht merr formën e granteve të drejtpërdrejta. Që nga viti 2018, më shumë se 400 fermerë dhe agrobiznese në Shqipëri kanë marrë grante të BE-së në kuadër të IPARD-it me një vlerë të përbashkët prej 50 milionë eurosh.

Fakte dhe shifra mbi mbështetjen e BE-së për bujqësinë në Shqipëri:

Më shumë se 70 milionë euro kontribute nga BE-ja për sektorin e bujqësisë në 5 vitet e fundit.

1000 aplikime të pranuara.

400 fermerë dhe agrobiznese shqiptare kanë përfituar nga programi IPARDnëpërmjet granteve që synojnë të rrisin dhe modernizojnë kapacitetet e tyre për të përmirësuar konkurrencën dhe për të krijuar vende të reja pune për të rinjtë ruralë.

Thirrja e katërt për aplikime në kuadër të IPARD-it është ende e hapur dhe fokusohet te diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit. Ajo synon të mbështesë natyrën dhe turizmin rural, si dhe artizanatin dhe industrinë e manifakturës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.