Selia e PD ka publikuar edhe kandidatin e pestë për bashkitë në garë më 6 mars.
Dega e Partisë Demokratike në Vorë ka propozuar Ymer Markun si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Selia ende nuk ka propozuar një kandidat në Dibër ndërsa më poshtë janë 5 emrat e propoziar deri tani:
Për Bashkinë Durrës PD garon me Luan Hoti
Për Bashkinë e Rrogozhinës PD garon me Ferdinand Saraçin
Për Bashkinë Shkodër PD garon me Xhemal Bushatin
Për Bashkinë Lushnje PD garon me Indri Sefa
Për Bashkinë Vorë PD garon me Ymer Markun. m.k





