Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manastirliu: Këto janë 4 qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në Tiranë. Dërgoni fëmijët atje

24/01/2022
Manastirliu: Këto janë 4 qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në Tiranë. Dërgoni fëmijët atje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 24 Janar – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike. Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

“Qendra e Laprakës është një prej qendrave shëndetësore që ka ofruar më shumë shërbime pediatrike gjatë këtyre muajve. Qëllimi është të ndërgjegjësohen prindërit për rëndësinë që ka marja e shërbimit pranë qendrave shëndetësore, sidomos në këtë periudhë të qarkullimit të virozave dhe rritjes së qarkullimit të variantit Omicron, ku urgjenca pediatrike përballet me fluks të shtuar”, theksoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se, nëse prindërit drejtohen pranë qendrave shëndetësore, ulet ndjeshëm fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike QSUT.
“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.
Duke falenderuar ekipin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 7, Ministrja Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e mjekut të familjes në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozave.
“Mjekët e familjes janë të pajisur me protokollet përkatëse të trajtimit. Eshtë e rëndësishme për të theksuar faktin se protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të rëndësishme për t’u ndjekur dhe të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes për të ditur se çfarë duhet të përdorin, edhe kur kanë simptoma, të trajtohen për simptoma të COVID-19 apo për virozat”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi nga Qendra Shëndetësore Laprakë se duhet të vijojë vaksinimi antiCOVID me të treja dozat.
Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike. r.sh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.