Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta gazetari dhe kameramani i njohur i RTSH, Ilir Buçpapaj

23/01/2022
Ndahet nga jeta gazetari dhe kameramani i njohur i RTSH, Ilir Buçpapaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka humbur jetën gazetari dhe operatori i njohur i RTSH, Ilir Buçpapaj. Lajmi është bërë i njohur nga familjarët e tij. Mësohet se kohët e fundit Iliri i kaloi në Nju Jork ku edhe dha shpirt.

”Me dhimbje te madhe morem lajmin se Ilir Xhemajl Bucpapaj, shoku me i afert i jetes, vellai i zemres, frymezuesi e bashkepunetori im ne art e shkrime, sot na la fizikisht, shkoi prane Zotit.
Per familjen por edhe per te gjithe ata qe e njohen, takuan apo bashkepunuan eshte nje humbje e madhe.
Do me mungosh pamase Ilir”, shkruan i vëllai, Halil Buçpapaj, po ashtu gazetar i njohur.

Ndërkaq drejtori i Gazetës së Alpeve, Ramiz Lushaj e konsideron këtë lajm shumë të hidhur.

”Lajm që nuk deshja ta percillja kurrëëë:

Sot ndrroi jetë në Nju Jork të Amerikës, regjisori, skenaristi e kameramani i RTPSH, ILIR BUCPAPAJ, mjeshtër i shquar i ekranit dhe i penës.

Varrimi, sipas amanetit të tij, do të bahet në vendlindje, në Tpla të Krasniqes të Tropojës.

I paharruem emri e vepra e Ilir BUCPAPAJT!
Ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë Bucpapaj, gjithë të afërmëve të tij. RTPSH, Tropojës tonë e të gjithë atyre që e njohën gjatë jetës e aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm, monumental”, shkruan Lushaj.

Me dhimbje e ka pritur ndarjen nga jeta të Ilirit edhe poeti Hamit Aliaj.

“Fort po shndrit ai diell, e pak po nxe,
Borë e madhe ka ra sivjet,
Randojnë ahat për me u thye..”
……..
Sa qejf i kishe këto vargje të Epikës legjendare, shoku dhe sivëllai im , Ilir Buçpapaj, që na vetmove këtë të djelë të trishtë janari ! Katër vjet bashkë në të njëjtën dhomë studentore, 50 vjet bashkë në Tropojë, në Kosovë, Shkup, Plavë e Guci, Tiranë e në udhëtimet në Nju Jork! Si askush tjetër , ti përjetësove në dokumentarët tu në TVSh, pejsazhet dhe ngjarjet historike të Arbërisë. Të cilësuan “ Njeriu i majëmaleve shqiptare” dhe i tillë do mbetesh përherë !
Na ngrive fjalën, i paharruari ynë!”, shkruan Aliaj në rrjetet sociale. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.