Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet spitali i ri Pediatrik në QSUT, Manastirliu: Hapim një kapitull të ri për shërbimet shëndetësore për fëmijët

06/01/2022
Hapet spitali i ri Pediatrik në QSUT, Manastirliu: Hapim një kapitull të ri për shërbimet shëndetësore për fëmijët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 06 Janar – U hap sot Pediatria e re e QSUT-së, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve europiane, pjesë e investimeve për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend.

Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, të pranishëm në këtë inagurim, thanë se ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët në nivel kombëtar.
“Dua të ndalem tek të mirat që sjell ky investim i ri, i cili nuk është thjesht një godinë e re, ky është mirëfilltazi një projekt modernizimi shërbimi për përkujdesin cilësor ndaj shëndetit të fëmijëve, ështe finalizimi i fazës së parë të një projekti që është shëmbelltyrë e vizionit tonë për shërbimin pediatrik që duam. Ky spital i ri, mban tre shërbimet esenciale, pa të cilat asnjë spital nuk do funksiononte dot: Kemi një shërbimi të ri të urgjencës pediatrike, me kapacitete të dyfishuara në një sipërfaqe rreth 600 m2, hapësira që e bëjnë më të lehtë marrjen e shërbimit në një kohë më të shpejtë për vogëlushët dhe prindërit e tyre. Kemi në hyrje të urgjencës zona të dedikuara, një korsi emergjence apo fast-track, që ofron shërbim të menjëhershëm për rastet më emergjente dhe një korsi të veçante për vizitat rutine në urgjencë. Shërbimi i ri i reanimacionit, një strukturë unike në nivel kombëtar, do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajisje të rinovuara dhe shërbimi i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jete e dedikuar për ndërhyrje invasive, që konkuron lehtësisht me çdo strukturë publike dhe private dhe për këtë jemi krenarë”, tha Manastirliu.
Ministrja e shëndetësisë e konsideroi këtë, fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit pediatrik për Shëndetësinë 2030, ku u shpreh se me përfundimin e kësaj faze, do të nisim faza e dytë e rehabilitimit të godinës ekzistuese.
“Në thelb ky investim na shërben si një busull orientuese për shërbimin pediatrik në të gjithë vendin për zhvillimin e mëtejshëm të Strategjisë tonë për Shëndetësinë 2030, që udhehiqet nga objektivi i sigurimit të mbulimit shëndetësor universal, duke siguruar shërbime shëndetësore të aksesueshme, cilësore dhe afër vendbanimit. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit pediatrik. Me përfundimin e kësaj faze, do të nisim menjëherë fazën e dytë të rehabilitimit të godinës ekzistuese, duke unifikuar me të njëjtin standard si këtu dhe shërbimet e tjera”, nënvizoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se të tjera projekte të rëndësishme do të finalizohen brenda këtij viti për modernizimin e mëtejshëm të QSUT-së.
“Ne QSUT jemi në mesin e punës, pasi presim të finalizojmë përgjate këtij viti Spitalin e ri të Sëmundjeve të brendeshme, me një kapacitet 350 shtretër dhe rehabilitimin e Spitalit Infektiv, për të ngritur në një nivel te ri diagnostikimin dhe trajtimin të sëmundjeve infektive”, tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama theksoi se QSUT do të kthehet në kompleksin më modern spitalor, pasi do të vijoj modernizimi edhe në shërbime të tjera.
“Sipas parashikimeve brenda këtij mandati ne përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë të hyjë në këtë standard dhe QSUT kthehet në kompleksin më të madh dhe më modern spitalor të rajonit, jo të Shqipërisë”, theksoi Kryeministri Edi Rama
Spitali i ri pediatrik që u hap sot në QSUT do të ofrojë kushte me standarte europiane, duke përfshirë tre shërbime: Urgjencën, Reanimacionin dhe Kirurgjinë infantile.
Shërbimi i urgjencës është i pajisur me të gjitha pajisjet dhe një zonë observimi me kapacitet deri ne 30 shtretër, me mundësi zgjerimi të kapaciteteve pritese në rast fluksi. Shërbimi i ri i reanimacionit do të ketë tashmë kapacitete të dyfishuara me pajsije të rinovuara, me 28 postacione të gatshme të lidhura me sistemet e gazrave mjekësore dhe me zona të terapisë intensive të dedikuara për neonatët dhe fëmijët më të rritur. Reanimacioni është konceptuar edhe me zona të izoluara për fëmijët që trajtohen me sëmundje infektive dhe kjo është një nga risitë e shërbimit të ri të reanimacionit. Gjithashtu edhe shërbimi i ri i kirurgjisë infantile është me kapacitete të shtuata. Janë katër salla operacioni me teknologji të lartë, ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive.
Investimi në kompleksin pediatrik do të vijojë edhe me rehabilitimin e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit, vlera e financimit është 15 milion euro. Moderinizimit të QSUT-së do të vijojë me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, që do ta përmbyllet brenda këtij viti si dhe pritet të nisë së shpejti investimi për rehabilitimi dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, një tjetër investim transformues që do të shërbejë në përballimin e emergjencave shëndetësore. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.