Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhjetra ndëshkime shoferësh në rrugën e Arbrit, pinë në Maqellarë e nisen për një xhiro në Tiranë

05/12/2021
“Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar, u hap per propagande. Qeveria te tregoje per tarifen 8 euro”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, apo që sjellin vështirësi e bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Kontrollet intensive janë përqëndruar edhe në rrugën e “Arbërit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkolit me drager. Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqyetatit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit:
K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç.
Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu nga monitorimi me radar në rrugën e “Arbërit”, gjatë ditës së sotme janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundështim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Kontrollet do vijojnë intensivisht dhe në këtë kuadër, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrugët monitorohen me radarë, makinën inteligjente, kamera, aparatë fotgrafikë dhe nga patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.