Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çmontimi i Rafinerisë së Ballshit, Alibeaj pyet kryeministrin: Për llogari të kujt oligarku po çon uzinën për skrap

04/12/2021
SHPËRTHIMI NË BALLSH/Të plagosurit në spitalin e Fierit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmontimi i Rafinerisë së Ballshit ka nisur duke nxitur protestat e punonjlsve të saj. Ndërkaq deputeti i Ballshit, Enkelejd Alibeaj pyet kryeministrin Rama se për llogari të kujt oligarku po çon uzinën për skrap.

Komenti i Alibeaj: Qeveria e skrapit !

Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Ballshit dhe për llogari të kujt po çohen për ndjekje penale disa protestues? Punëtorët kanë denoncuar publikisht se një kompani periferike po demonton hajdutëshe, natën, rafinerinë e Ballshit, ku qeveria shqiptare është aksionere me 15%. Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat.

Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?!

Partia Denokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit. Në 8 vjet, lejuan që disa klientë me radhë të shfrytëzojnë uzinën dhe punëtorët, të mos paguajnë taksa dhe të ikin me xhepat plot, duke e bërë akoma më të madhe gropën e vjedhjes.

Në 8 vjet, ndryshe nga premtimet e bëra, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.