Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Delegatët e Shkodrës dhe Fierit verifikojnë firmat, Shkodra, mbi 70% në Kuvendin e 11 dhjetorit

04/12/2021
Delegatët e Shkodrës dhe Fierit verifikojnë firmat, Shkodra, mbi 70% në Kuvendin e 11 dhjetorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Delegatët e kuvensiz të PD nga Dega e Shkodrës kanë verifikuar firmat që kanë hedhur për të mbledhur Kuvendin e PD-së më 11 Dhjetor.

Një prej anëtareve të Kryesisë së degës në Shkodër tha se në qark kanë firmosur 70% e delegatëve.

Po ashtu ajo u shpreh se 10% të tjerë nuk kanë pasur mundësi që ta plotësojnë formularin edhe pse kanë pasur dëshirë pasi ndodhen jashtë shtetit.

“Jemi 70% në masën, por kemi një problem se 10% e anëtarëve të delegatëve janë jashtë, të cilët shprehin dëshirën por nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë formularin”, u shpreh përfaqësuesja.

Më herët edhe në Fier, demokratët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 Dhjetor publikuan emrat e firmëtarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të sqaruar ngërçin me numrin e delegatëve të Fierit.

Luan Baçi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili me ironi tha se Fieri ka gjithsej 431 delegatë dhe për Berishën kanë firmosur 520.

Baçi sqaron se në Kuvendin e 17 korrikut me kërkesë të Bashës janë shtuar në listën e delegatëve dhe sekretarët e grupseksioneve, të cilët automatikisht kanë marrë mandat 4-vjeçar.

Më tej, Baçi thotë se Basha tashmë kërkon t’i heqë këta delegatë, por ata do të sigurohen që të jenë të pranishëm në 11 Dhjetor.

“Në Kuvendin e 11 Dhjetorit, të 640 delegatët duhet të jenë, pasi janë vendosur në Kuvendin e 17 Korrikut. Kanë mandat 4-vjeçar. Kuvendi i 11 Dhjetorit është i jashtëzakonshëm, kështu që nuk munden delegatët të caktohen nga statuti i ri që u miratua më 17 Korrik 2021. Për ta vërtetuar që numri është 640, dhe jo 358 aq sa duan të deklarojnë PD në qendër, unë vë para mediat emailin, ku është caktuar numri prej 640 delegatësh. Madje janë bërë shtesa të herëpashershme. Kjo listë është zyrtare dhe në fund mund të lexoni 640 delegatë në Kuvendin e 17 Korrikut 2021. Edhe njëherë, manovrimi që bën Sekretari i Përgjithshëm, me urdhër të kryetarit Basha, për t’i hequr të drejtën e votës për të qenë delegatë një pjese të rëndësishme të strukturës së Degës së Fierit. Kanë qenë ata që kanë mbushur sheshet, kanë qenë ata që kanë mbushur protesta. Kanë qenë ata që kanë përballuar gazin lotsjellës të Lleshajt. Këta duhet të jenë pjesëtarë në Kuvend. Për të qëndruar strikt e korrekt, ne kemi përgatitur fillimisht mandatet për 358 delegatët e parë. Ky numër kanë firmosur midis tyre 317. Kjo është dega e Fierit. Forumi Rinor kanë firmosur 100% me 17 delegatë që kanë. LDG kanë firmosur 90%. Sot këtu kam përfaqësues të degës Roskovec që do bëjnë me dije emrat. Dega Roskovecit kanë 52 delegatë, mes tyre kanë firmosur 32. Dega Patosit janë firmosur 67. Janë të mandatuar nga zyrat e PD-së. Do të vazhdojmë punën tonë për të pajisur me mandat edhe ata që po mundohen t’i mohojnë të drejtën e votës. Edhe ata do të jenë në Kuvend”, tha Baçi.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.