Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trajtimi jetëshpëtues për fëmijët hemofilikë, Manastirliu-Speranza firmosin marrëveshjen e rëndësishme

12/11/2021
Trajtimi jetëshpëtues për fëmijët hemofilikë, Manastirliu-Speranza firmosin marrëveshjen e rëndësishme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Romë, 12 Nëntor – Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

Marrëveshja 5-vjeçare u firmos sot në Romë, mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu dhe Ministrit te Shëndetësisë së Italisë, z. Roberto Speranza.
“Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”, tha Ministrja Manastirliu.
Ministri Italian i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
“Ne kemi një memorandum mes vendeve tona por ne jemi vullnetplotë për ta forcuar akoma më shumë. E konsiderojmë vendin tuaj një vend mik, vëllazëror që e ndjemë afër dhe jemi shumë të angazhuar që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, – tha Ministri Speranza.
Gjatë takimit dypalësh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë.
“Kemi vendosur që të shtrijmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, në sektorë të tjerë. Forcojmë bashkëpunimin me Institutin Superior të Shëndetësisë këtu në Itali me Insitutitin e Shëndetit Publik në Shqipëri, të cilët kanë patur me të vërtetë një marrëdhënie të ngushtë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Jemi të vendosur të shtrijmë bashkëpunimin tonë edhe në sektorë të tjerë, në sektorin farmaceutik dhe atë spitalor, në kuadër të reformës së autonomisë spitalore të cilën ne do të implementojmë”, tha Manastirliu.
Ministri Speranza ka vlerësuar ndihmën dhe solidaritetin e treguar nga Shqipëria në fillimet e pandemisë, me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të popullit italian gjatë valës së parë të pandemisë.
Gjatë takimit ndërmjet dy delegacioneve, Ministrja Manastirliu i ka kërkuar homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë. Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.
“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.
Iniciativa e sotme për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, vjen në kuadrin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të shëndetit publik mes dy vendeve tona, veçmas, për kërkimin shkencor në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve të prekur nga hemofilia në Shqipëri, duke siguruar plotësisht faktorin VIII dhe IX e duke garantuar për herë të parë jo vetëm trajtimin, por edhe profilaksinë për këta fëmijë.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje sot është një bashkëpunim në vazhdim me Rajonin e Toskanës, bashkëpunimi i cili sot konsolidohet me këtë Marrëveshje 5-vjeçare, që do të garantojë dyfishimin e marrjes së njësive të fakotrit tetë dhe nëntë (nga 3 milion njësi në 6 milion njësi), duke u dhënë mundësinë të gjithë fëmijëve me këto sëmundje të lindura të gjakut, të bëjnë një jetë sa më normale.
Përmes kësaj Marrëveshjeje do të asistohet teknikisht edhe ngritja e një rrjeti qendrash kombëtare për Sëmundjet Hematologjike të Lindura me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit dhe përftimin e shërbimeve të specializuara, afër vendbanimit. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.