Dita kur Edi Rama shtetezoi nje “skene krimi”!
Me lehtesine e paperballueshme te deshtimit per te ndertuar shtet, Edi Rama ka vendosur qe tani qe i mbeten dhe pak kohe ne pushtet te mundohet te zhbeje aq sa mundet ato qe jena “skenat e krimit” te sundimit te tij. Akoma pa u qetesuar oshetimat e pistoletave qe kerciten dje ne Vlore per toka ne Palase, Edi Rama ka vendosur te bej gjyqtarin, prokurorin dhe me shume gjase dhe “pajtuesin e gjaqeve. E para! Me nje te rene te lapsit, Edi Rama synon qe token e “molles se sherrit” ta shtetezoje nen moton “asnjerit , as tjetrit, por shtetit”. Por ne fakt, ajo eshte “skena e krimit” qe nese SPAK do hetonte sic duhet, do te gjente sa drejtore te emeruar personalisht nga Edi Rama kane bere mbivendosje, sa leje mbajne posacerisht firmen e Edi Rames per zhvillim atje. Se “toka e sherrit” eshte nje tjeter tregues sesi Edi Rama e ka “qeverisur” ceshtjen e prones prej 14 vjetesh. Prandaj sot Edi Rama ka kaluar ne faze me te avancuar te metastazave te pushtetit te tij. Ai e vendos vete se kujt i takon prona, se kur shtetezohet ajo dhe si hetohet nje ngjarje kriminale. Pyetja e pare per “gjeniun e konflikteve” eshte se meqe ka vendosur ta shtetezoje pronen e sherrit, parate e shpronesimit do tia jape Vasil Bedinajt apo Luan Muces? Nese ai e di se kush eshte pronari i tokes, pse si shtet nuk ia jep atij qe e takon, por e shtetezon? Nese Edi Rama shtetezon token e sherrit Muca-Bedinaj, po Aeroportin e Vlores kur do ta shtetezoje, po per Kakomene, Rrjollin, Darzezen, Limionin e dreqin me te birin njesoj do te veproje? Nderhyrja brutale per te zgjidhur nje konflikt te eger nga ai qe eshte Kryeministri i Shqiperise, e con vendin ne kohen Lekes se Dukagjinit. Atebote, ne mungese te shtetit vendoste Bajraktari, ne mungese te ligjit ishte teoria e kompensimit, e ne mungese te logjikes mbizoteronte ligji i me te fortit! Akti i sotem i Edi Rames nuk synon zgjidhjen e nje konflikti, por fshirjen e shenjave te gishterinjve te nje konflikti qe eshte ndezuar tashme ne Vlore…
p.s…por qe vret cdo dite Shqiperine!




