Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme lagjen ‘1 Maji’ në Himarë, në zonën pranë bypassit të qytetit, duke rrezikuar dhjetëra banesa.
Sipas të dhënave paraprake, të paktën dy banesa dyshohet se janë përfshirë nga flakët, ndërsa në rrezik ndodhet e gjithë lagjja, ku numërohen mbi 40 banesa.\n\nFlakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.
Kanë nisur evakuimet e para. Në pamjet nga zona shihen edhe turistë që largohen nga qyteti me valixhet në duar, ndërsa tymi ka mbuluar zonën dhe ka zbritur deri pranë plazhit.
Banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa ndërhyrja nga ajri është e pamundur për shkak të errësirës.m.





