“Tradhti” kombëtare e cilësoi Kryeministri dëmtimi i mjedisitnga qytetarët e zakonshëm që hedhin mbetjet jo në vende tëcaktuara, ndersa keqmenaxhimi i bashkive në drejtim tëmbetjeve urbane mund të çojë deri në prokurori vetëkryebashkiaket, shtoi Rama, gjate nje aksioni pastrimi diku ne periferi ne Vlores.
E teksa llërë përveshur z. Rama bashke me eskorten e tijpastronin mjedisin nga plehrat, pak kilometra ne periferi teTiranes, jo te Vlores, me sakte në fshatin Linzë te komunësDajt,nje tjeter katastrofë mjedisore shpaloset nderkohe qe ka njeindiference totale nder vite nga ana e Administratorit te njesiseDajt, z Kujtim Qefalia, por edhe me gjere Bashkise se Tiranesper te parandaluar fenomenin. Siç shikohet edhe nga pamjetpërroji me ujë të kristaltë që kalon përmes fshatit është imbuluar nga plehrat dhe mbetjet urbane.
Asnjë masë nuk është marrë ndër vite nga komuna e Dajtit apoautoritete të tjera vendore për parandalimin e kësaj ndotjemjedisore që sa vjen e i rrit përmasat, e ndodhur vetëm 4 km larg nga zemra e Tiranës dhe rreth 1 km nga fshati Surrel ku ka shtëpinë vete Kryeministri.
Fshatin Linzë të cilin natyra e ka bekuar me gjelbërim tëvazhdushëm gjithë katër stinëve, ullinjë qindra vjeçar pa fund, përrenjë me ujë të kulluar që burojnë nga mali i Dajtit dhesigurisht ajrin e pastër e ndotin këto pamje që ndodhen jo mëlarg se 200 metra nga zyra komode e Kujtim Qefalia, ishkryetarit të kësaj komune i zgjedhur që në vitin 2007 e deri mësot, por me emërim të ri si administrator i njësisë Dajt.

Më e pakta që mund të bënte ky i quajtur Administrator ishtevendosja e ndonje tabele qe te ndalonte hedhjen e plehrave ne natyre apo vendosja e disa kontenierëve për plehrat që banorët tëcilët sa vijnë e shtohen të mos i hedhin plehrat në përrua, pasipervec demtimit te mjedisit, ato shendrrohen ne vatër infeksionie sëmundjesh per komunitetin si dhe demojne imazhin e parkutKombëtar të Dajtit. Te njejtat shqetesime ndau edhe kreu iQeverise nga periferia e qyteti te Vlores, teksa fliste në njëpodium të vendosur mes një zone me plehra, kur tha se “mjedisime mbetje dëmton jo vetëm turizmin por edhe shëndetin e qytetarëve”. Arber Dalmati





