Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Berisha nuk ka mbledhur dot firmat për Kuvendin, të mos lodhë demokratët

11/11/2021
Basha hap garën për zgjedhjen e drejtueses së Lidhjes Demokratike të Gruas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi nga Sali Berisha që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe enrgjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën, i cili është kundërshtari më i madh i shqiptarëve. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje. Kemi nësuar se Edi Rama, regjimi, është bërë pjesë e bjënpuçi brenda PD.

Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëve, duke përfshirë dhe aksione politike. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në”, tha ndër të tjera Basha.

Në vijim ai tha se është gati të mbledhë cfarëdo Kuvendit ë PD-së por jo për interesat personale të dikujt. a.b

Deklarata e plotë e Bashës:

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Lulzim Basha: Zoti Berisha ka qenë për një kohë shumë të gjatë kryetar i Partisë Demokratike, e di shumë mirë statutin, rregullat e partisë. E di se si vihen në lëvizje mekanizmat për thirrjen e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur blofin e tij dhe  mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do të vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur do kishte dorëzuar sipas statutit që të nisnin procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë. Dhe fakti që ai se ka bërë, çdo demokrat e kupton pse s’e ka bërë sepse  e gjitha ka qenë një blof. Dhe atë që e nisi si betejë gjoja për demokratizimin e Partisë Demokratike  përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe për pushtetin e tij personal.

Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?

Lulzim Basha: Përgjigja e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë. Ju a ka shpjeguar në detaje Sekretari i Përgjithshëm. Ndaj ju ftoj t’i referoheni që të mos bëhemi përsëritës, çdo gjë që Sekretari i Përgjithshëm ka përsëritur dje. Ndërsa qëndrimin tim si kryetar besoj e keni të qartë është i paekuivok.

Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar?

Lulzim Basha: Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Ajo që kam thënë këtu dhe kudo tjetër është se Kuvend dhe institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe Partia Demokratike nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës të dhe askujt tjetër. Por do të mbetet shpresa e demokratëve, sakrifica e tyre nuk do të shkelet me këmbë, por ne do ecim përpara sepse kemi një armik jo kundërshtar, që është një regjim.
Kemi një regjim përballë dhe po shikoni se regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda Partisë Demokratike. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! Partia Demokratike  do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Siç e dini fare mirë kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.