Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: LSI i ofruam 15 mandate. Reagon Kryemadhi: Është mashtrim i PD-së

11/11/2021
Bardhi: LSI i ofruam 15 mandate. Reagon Kryemadhi: Është mashtrim i PD-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit por shpjegoi se Partia Demokratike i ka premtuar 15 mandate LSI-së, por që këta të fundit ishin të bindur se do të merrnin 34 dhe nuk kishin pranuar. Bardhi e bëri këtë deklaratë në emision Open në Top Channel.

“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në, do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate.

Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitar. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandat.

Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Me zor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”– tha Bardhi.

Fill më pas ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila e ka konsideruar mashtrim deklaratën e Bardhit.

”Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, shkruan në rrjete sociale Monika Kryemadhi. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.