Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në mcn tv, aktivistja shqiptaro amerikane, Evi Kokalari tha se zbatimi i reformës në drejtësi në Shqipëri, një investim i DASH, po bëhet nga Delina Fico, ish gruaja e Edi Ramës dhe aktualisht gruaja e ministrit të Brendshëm.
“DASH i jep lekët Xhorxh Sorosit. Organizata EWMI është themeluar nga Soros. Ky është projekti i DASH që jep 14 milionë dollarë për reformën në drejtësi. DASH nuk vjen vetë këtu. Ka organizata që e implementon projektin. Ia jep EWMI dhe një nga drejtueset është Delina Fico. Pra, Delina Fico bën reformën në Shqipëri. Këtë e ka nxjerrë edhe Fox Neës. Ky fond u aprovua nga Obama. Delina Fico implementon projektet. Gjithë kjo rrëmujë në sistem, çfarë do me thënë?”, tha Kokalari.
Në vijim gazetari Armand Shkullaku tha se deklaratat dhe intervistat e Kim rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës dhe i hapin rrugën Sali Berishës.
“Intervista është kërkuar nga Yuri Kim pikërisht ditën kur z.Berisha do të bënte dorëzimin e 4200 firmave. Kim thotë se sa më shumë të shtojë presionin, sa më shumë të thotë se zotin Berisha nuk e njohim, do të njohim zotin Basha dhe do të krijojë ndonjë efekt çudibërës dhe zoti Berisha të zhduket, të avullojë. Por problemi është se kjo do të bëjë të kundërtën. Sa më shumë ambasadorja të përpiqet t’i mëshojë këtij fakti, aq më tepër do të jenë të pabesueshëm. Sepse ka një % shumë të madhe të shqiptarëve, mes tyre edhe unë, që besojnë se ambasada amerikane 5 vitet e fundit e ka harruar rolin e arbitrit dhe është bërë palë me qeverinë shqiptare. Donald Lu paraqiste Samir Tahirin si policia e suksesit që zhduku drogën nga Shqipëria. Ndaj, çdo intervistë që jep ambasadorja e rëndon zotin Luli Basha dhe i hap rrugë Sali Berishës“, u shpreh Shkullaku. r.p





