Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD u kthehet ashpër kritikëve të vettingut të politikanëve: “ Llumi i tranzicionit kundër vettingut të politikanëve”

23/10/2021
PD u kthehet ashpër kritikëve të vettingut të politikanëve:  “ Llumi i tranzicionit kundër vettingut të politikanëve”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Llumi i tranzicionit kundër vettingut të politikanëve”, kështu u drejtohet kritikëve të vettingut, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. SPAK-ut i japim mekanizmin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelin më të lartë, thotë Bardhi duke lënë të kuptohet se ky është edhe një rast qe SPAK të sillet ‘mirë’ dhe jo si deri tani që ka mbyllë sytë.

Postimi i Bardhit:

Llumi i tranzicionit, me Edi Ramën në krye, është shqetësuar shumë nga vettingu i politikanëve, i propozuar nga Partia Demokratike. Vettingun e politikanëve nuk mund të bëjë politika. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjnë institucionet e pavarura.

SPAK është organ kushtetues, me mision dhe përgjegjësi kushtetutese, për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ky mision i është besuar me konsensus, me 140 vota në Parlament. Pra, të drejtën për të kontrolluar politikanë e ka edhe sot, por thjesht fshihet dhe nuk vepron, për shkak se nuk ka një mekanizëm që ia bën të detyrueshëm kontrollin për të gjithë, pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim.

Deri më sot, SPAK është fshehur duke bërë sikur nuk sheh e dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë: pasurimin e paligjshëm të politikanëve në kurriz të interesit të qytetarëve dhe lidhjen e politikanëve me krimin e organizuar. Nëpërmjet propozimit të PD, SPAK-ut i hiqet çdo mundësi të bëjë sikur nuk sheh dhe dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë qytetarët. Duke i dhënë një mekanizëm të detyrueshëm kontrolli, që mund të shërbejë më pas edhe si një e dhënë për ndëshkimin penal të atyre që zbulohet se kanë kryer një vepër penale gjatë ushtrimit të funksionit publik, SPAK ka detyrimin ligjor që të veprojë ndaj kujtdo.

Të gjitha alibitë që përdoren sot për të kundërshtuar propozimin e PD janë përdorur këto 30 vite sa herë që propozohet një iniciativë për të luftuar korrupsionin, sa herë ndërmerret një reformë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Alibitë përdoren  vetëm për të siguruar një gjë: çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në radhët e zyrtarëve të lartë edhe për 30 vite të tjera. Kjo nuk është në përputhje me interesin e qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.