Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: Nëser depozitohen në Kuvend 3 amandamentet kushtetuese të propozuara nga PD

19/10/2021
Gazmend Bardhi / Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Paa mbledhjes se deputetëve të Komisionit rë Ligjeve, deputeti Gazment Bardhi tha se të 3 propozimet për ndryshime në Kushtetutë do të depozitohen neser në Kuvend.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI PAS MBLEDHJES SË DEPUTETËVE TË KOMISIONIT TË LIGJEVE

Atëherë siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit që kemi pasur dje pas mbledhjes së grupit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve.
Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët. Autorizojë Komisionin, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve si grup pune për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda. Vettingun e politikanëve, Reformë territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet, e ripërsëris, nuk janë çështjet të interesit për Partinë Demokratike, janë çështje në interes të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti dhe është ekzaktësisht ky momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore në parlament, në qeveri, në institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe persona që nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit, sikundër edhe një Reformë Zgjedhore të plotë që garanton zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe një Reformë territoriale që çon shërbimet atje ku qytetarët janë dhe anasjelltas siç është aktualisht pushteti vendor.
Nesër ju do të njiheni edhe me propozimet tona të plota për të treja çështjet. Ajo që ka rëndësi është që grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.