Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetja Ina Zhupa: Braktisja e arsimit te larte, rreth 20 mije studente me pak ne universitete

18/10/2021
Deputetja Ina Zhupa: Braktisja e arsimit te larte, rreth 20 mije studente me pak ne universitete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Ina Zhupa thotë se në ditën e parë të mësimit në universitete konstatohet braktisja e arsimit te larte, rreth 20 mije studente me pak ne universitete.

Postimi i Zhupës:

Sot nis viti akademik për gjithë studentët e Shqipërisë!

Në mandatin e dytë të qeverisjes Rama nga viti 2017 deri në 2021, janë rregjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak.

17% student më pak nga keqqeverisja e Rames dhe braktisja që po i bëjnë të rinjtë vendit.

Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqiperi, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta.

Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsh investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria.

Viti akademik nis me ultimatume për mos shkollim për studentet që nuk janë vaksinuar. Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund te vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen. Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politik) dhe nga ministria e arsimit dhe rektorët. Njëlloj si gjatë pandemisë ku logoretë në facebook të kryeministrit ktheheshin në detyrime për qytetarët dhe organet ligjzbatuese!!

Në vend të një fushate ndërgjegjesimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcenimet për mos shkollim të rinisë shqiptare.

Problematika e krijuara nga ligji i arsimit të larte ,tarifat, karta e studentit me shume propagandë së shërbime, vështirësitë me mësimin online, dështimi i kërkimit cilësor shkencor dhe kontrollit të cilësisë, statusi dhe pagesat e pedagogëve janë disa nga problemet që ky vit akademik i mbart si edhe ata paraardhës nga një keqmenaxhim dhe moskokëçarje së gjithe drejtuesve të qeverisjes Rama.

Si pedagoge por edhe si deputete, përfaqesuese në Komisionin e Edukimit, ju uroj studenteve dhe kolegeve një vit të mbarë akademik! Edhe ndaj me ju angazhimin tim për të bërë gjithcka për të kërkuar me shumë për të drejtat tuaja, për zhvillimin e arsimit dhe për një universitet autonom në shërbim të studentëve dhe me pedagoge të vlerësuar. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.