Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore është vaksinimi

12/10/2021
E vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore është vaksinimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Durrës, 12 Tetor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit. Duke nxitur studentët të vaksinohen, Ministrja Manastirliu, e shoqëruar nga Rektorja e këtij universiteti, Kseanela Sotirofski, u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditore.

“Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në auditore. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditore, sipas programeve përkatësë të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi”, tha Manastirliut.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke rritur aksesin për studentët.
“Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit të personave mbi 18 vjeç dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në terren. Gjatë kësaj jave ne kemi filluar bashkëpunimin me strukturat e arsimit të lartë. Ju e shihni që tashmë vetë rektorët janë të angazhuar, të gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi. Sepse duke filluar nga java tjetër do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor”, tha Manastirliu.
Duke bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar, Manastirliu tha:
“Vaksina është e vetmja armë që të shpëton jetën. Ashtu sikurse ekspertët thonë dhe ajo çfarë konfirmohet ditë pas dite është jo vetëm efektiviteti i vaksinës përsa i përket uljes së transmetueshmërisë por gjithashtu vaksina mbron deri në 100% format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu dhe fatalitetet”, tha Manastirliu.
Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e hënë, datë 11 tetor, janë kryer 6,339 vaksinime në të gjithë vendin.
Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

17/07/2026
Këlliçi: CDI miraton deklaratë për Shqipërinë, mbështet opozitën dhe protestat

Këlliçi: CDI miraton deklaratë për Shqipërinë, mbështet opozitën dhe protestat

17/07/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/,EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian)në Tiranë si hap kuptimplotë 

17/07/2026
47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

Shpëtohen 11 emigrantë pranë ishullit të Sazanit, gomonia mbeti në det

17/07/2026
Këlliçi: CDI miraton deklaratë për Shqipërinë, mbështet opozitën dhe protestat

Këlliçi: CDI miraton deklaratë për Shqipërinë, mbështet opozitën dhe protestat

17/07/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/,EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian)në Tiranë si hap kuptimplotë 

17/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.