Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin me Serbinë për targat, nis zëvëndësimi i tyre në pikat kufitare

20/09/2021
Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin me Serbinë për targat, nis zëvëndësimi i tyre në pikat kufitare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria e Kosovës nisi sot zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i takon targave të automjeteve, vendim i cili detyron të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme.

Mësohet se pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Sakaq shoferët e mjeteve detyrohen që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targat e përkohshme.

Pas shfaqjes së tensioenve në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur ato

Derisa në vendkalimin kufitar të Merdares procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, në vendkalimet në veriun me shumicë serbe ka protesta kundër vendimit. Serbët lokalë në veri bllokuan rrugët, ndërsa njësitë speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në vendngjarje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në krijimin e një atmosfere që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes dhe uljen e tensioneve, raporton radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është platformë për t’i zgjidhur çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po fokusohemi për të evituar situata, siç është tash ajo në veri të Kosovës”, tha Stano, duke përsëritur se të gjithë duhet të punojnë në frymën e promovimit të dialogut.

Postimi i ministrit Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.