Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lejeqëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri. 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit

09/09/2021
Lejeqëndrimi me të dhëna biometrike për të huajt në Shqipëri. 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në një prej zyrave të aplikimit në Tiranë për t’u njohur me këtë proces që vjen në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve të Gjendjes Civile. Ministri tha se përmes dokumentit të ri me të dhëna biometrike, shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

“Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Eshtë një kartë që unë do ta quaja shumë moderne, sepse përsa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike. Pasja e këtij dokumenti të ri është një element më shumë për t’u ndier shqiptarë, ashtu siç besoj se janë ndier deri tani, pavarësisht se kanë pasur si leje qëndrimi vetëm dokumentin e thjeshtë format A4”, tha ministri Çuçi.
Më tej ai njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri kanë 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e kompanisë “Aleat” në të gjithë vendin për të aplikuar për dokumentin e ri elektronik me të dhëna biometrike.
“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”, u shpreh Ministri i Brendhsëm, Çuçi. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.