Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, presion Metës: Mos dekreto Ramën dhe dy ministra. Ja arsyet

09/09/2021
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, presion Metës: Mos dekreto Ramën dhe dy ministra. Ja arsyet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar Presidentti Ilir Meta që të mos dekretojë kryeministrin Rama dhe dy ministrat, Elva Margariti dhe Ulsi Manja.

Juristja Adriana Kalaja theksoi shkeljet që sipas saj janë bërë nga kryeministri dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me çështjen e Teatrit.

“I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimin e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Ajo  propozoi VKM për transferimin e pronës së teatrit, që është antikushtetues.

Kemi kërkuar edhe mos dekretimin e ministrit Ulsi Manja, pasi është i përfshirë në përgjimet për blerjen e votave. Ne mendojmë se janë një njolle e zeze në historinë e shtetit shqiptar.

Ndërsa regjisori Edmond Budina tha se është e pamoralshme që një parlament i paligjshëm shkarkon presidentin dhe vjen po te presidenti për të marrë miratimin

“Ne për të disatën herë jemi përballë jush. Kemi shkuar në SPAK dhe sot jemi të presidenti. Mund të krijohet përshtypja se e kemi ekzagjeruar, por ne jemi opozita e vërtetë në vend. I bëj thirrje institucioneve duke nisur nga partitë opozita, Nuk mjafton të denoncosh fakte, por duhet të bësh aksione konkrete. Kjo është ajo që po bëjmë ne sot. Dua të them që është e pamoralshme që një parlament i paligjshëm shkarkon presidentin dhe vjen po te presidenti për të marrë miratimin për të qeverisur. Në një kohë që duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetues. Po ashtu është e pamoralshme, që dy ministrat kanë bërë një precedent. Ne jemi të vendosur që këtë luftë të qytetarisë shqiptare ta çojmë deri në fund. Ne besojmë se presidenti do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi”, tha Edmond Budina. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

20/07/2026
DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

20/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

ELBASAN/ Plagoset kamarieri dhe dy të tjerë. Qëllohet me armë në lokal

20/07/2026
ERMELINDA HOXHAJ/ Shifër për shifër, manipulimi i statistikave të studimit të Yalës nga Rama

ERMELINDA HOXHAJ/ Shifër për shifër, manipulimi i statistikave të studimit të Yalës nga Rama

20/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

20/07/2026
DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

20/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

ELBASAN/ Plagoset kamarieri dhe dy të tjerë. Qëllohet me armë në lokal

20/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.