Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Propozimet e Bashës për drejtimin e PD, të gjithë emrat që do votohen e konfirmohen nesër nga Këshilli Kombëtar

29/08/2021
Lulzim Basha: Kam bere gabime por i shtrij doren gjithsecilit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD ka publikuar emrat e tij për drejtimin e PD vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Baaha ka përzgjedhur Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile, në vend të Edi Palokës dhe Edmomd Spahos.

Ndërkohë ish drejtori i Fushatës Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Sekretari i Përgjithshëm do jetë sërish Gazment Bardhi.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në vend të Nishanit.

Flutura Açka është nominuar për Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor, si gjithnjë.

Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian, e cila cuditërisht u la jashtë listave të deputetëve në Shkodër. Ndërsa Jonila Godole do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Sekretariatin për Klimën e Biznesit është propozuar ta drejtojë deputeti Flamur Hoxha.

Një sekretariat të dedikuar për diasporën do të drejtohet nga Belind Kelliçi.
Oriela Nebiaj do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja, me një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa – Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.
Ndërkohë është zbardhur edhe ndarja e përgjegjësive ne Grupin e ri Parlamentar. Grupi që do të drejtohet nga nënkryetari i Partisë Alfred Rushaj do të ketë dy Nënkryetarë: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.
Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.