Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa

23/08/2021
Basha, takim online me Presidentin e PPE, Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Votoni 9! Shqipëria fiton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka një mesazh për ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare. Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, Perëndimi dhe liria, thekson Basha.

Mesazhi i Bashës:

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar. Kujtesa dhe nderimi për viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë, që mohoi liritë dhe të drejtat, dinjitetin njerëzor dhe besimin në Zot, duhet të shkojë krah për krah me vetëdijen se shumë mbetet për t’u bërë, që xhelatët të mbeten në atë krah të historisë që Europa mbarë u ka caktuar regjimeve gjakatare. Sepse ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri dhe këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Ne shqiptarët kemi më shumë viktima se shumë kombe në botën demokratike për të përkujtuar. Ndaj ju ftoj të kujtojmë, të nderojmë dhe të përkulemi përpara sakrificës viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe të reflektojmë. Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime e forcë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.
Qoftë i paharruar kujtimi i shqiptarëve që e paguan me jetën e tyre instalimin dhe pushtetin absolut të rregjimit komunist! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.